Nga Denis Dyrnjaja:
Lexojini këto pak fjalë për të kuptuar çdo të thotë demokraci, kulturë, qytetërim. Dhe sigurisht për të kuptuar sa larg, shumë, shumë larg jemi në raport me qytetërimin së cilit pretendojmë se i përkasim madje dhe që e kemi krijuar në lashtësinë tonë. Kur të dëgjoni një fjalim të ngjashëm këtu në katundin tonë politiko/mediatik, atëherë filloni të mendoni se sapo kemi nisur demokracinë e vërtetë.
Qytetarë para së gjithash ju kërkoj ndjesë. Dhashë gjithçka kisha për këtë detyrë, por ju më keni dërguar një mesazh të qartë se qeveria duhet të ndryshojë dhe vetëm ajo që gjykoni ju, ka rëndësi. E kam dëgjuar zemërimin dhe zhgënjimin tuaj dhe mbaj përgjegjësi për këtë humbje. Ne u përpoqëm bashkë me kandidatët e tjerë konservatorë, por nuk ia dolëm. Edhe pse ka qenë kundërshtari im politik, sir Keir Staimer do të jetë se shpejti kryeministri ynë. Sukseset e tij do të jenë sukseset e të gjithëve ne ndaj i uroj më të mirat atij dhe familjes së tij. Pavarësisht kundërshtive tona në fushatën elektorale, ai mbetet një njeri i mirë dhe i përkushtuar për publikun. Ai dhe familja e tij meritojnë mirëkuptimin tonë, teksa ndërmarrin këtë kapërcim gjigant në jetën e tyre, për t’u përballur me sfida të forta në një botë të paqëndrueshme.
Fjalimi i lamtumirës
nga ish Kryeministri i Britanisë së Madhe
Rishi Sunak