Letra/ Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, kërkon ndalimin e sulmeve mafioze të Ben Blushit në “TOP- Channel”
‘Top-Channel’ ka nisur inkuizicionin e shfrenuar ndaj zyrtarëve të drejtësisë/ Apeli i është drejtuar KLP e ILD, për ta trajtuar këtë rast flagrant si “krim i organizuar”, mbasi drejtor Ben Blushi dhe pronarja Vjollca Hoxha, po e përdorin këtë ekran, jo vetëm si artopalant e “frëngji” në shërbim të qëllimeve e interesave të zeza politiko-ekonomike dhe si taksidar gjobash ndaj bizneseve “VIP”, por tashmë kanë nisur dhe presionet e sulmet kundër zyrtarëve të drejtësisë.
Ditën e premte, më 16 prill 2021, prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha, i është drejtuar KLP e ILD, me kërkesën për të mbajtur qëndrim institucional e ligjor, ndaj sulmeve të qëllimta e të sponsorizuara, që atij vazhdojnë t’i bëhen famijarisht, me emisione speciale në median “TOP Channel”.
Sipas ankesës së prokurorit Karanxha, udhërues i këtyre sulmeve për shkak të kryerjes së detyrës, është drejtori i këtij televizioni, Ben Blushi, vënë në shërbim të mafies politiko-ekonomike, që i janë cënuar interesa prej vendimeve të prokurorit.
Drejtuesve të KLP e ILD, i faktohet me prova, se Ben Blushi e ka inskenuar dhe realizuar sulmin, duke nisur nga data 30 mars 2021 e për 15 ditë rresht deri sot, me emisionin special “Top Story”, me kronika lajmesh e me tekstin publikuar në faqen ‘on-line” të TV-TOP, gazetës “Shqip” e rrjeteve sociale të televizionit.
Prokurori Karanxha, si specialist i fushës e konsideron krim të qëllimtë, këtë sulm publik të bërë botërisht në media; mbasi përveç tij i janë denigruar me paramendim dhe familjarët, duke servirur aludime që janë thjeshtë presione për shkak të detyrës.
Sipas ankimit, në 30 minuta emision (inkuizicion mediatik) të përsëritur për 15 ditë radhazi në TV-TOP; drejtori Ben Blushi e ka nxjerrë “kokën” e hakmarrjes së vërtetë të sulmit ndaj prokurorit Ervin Karanxha, duke i përmendur vetëm dosjen hetimore ndaj Lulzim Bashës, për akuzën e lobimeve.
TV-TOP-i e lidh sulmin, me faktin se përse prokurori Karanxha e mbylli këtë dosje, vetëm me akuzën “Falsifikim i Formularëve”; ndërsa sipas Blushit; shefi i opozitës duhej dënuar ekstremisht; kur në fakt, vendimi sipas dosjes që ka paraqitur prokurori Karanxha në KLP e ILD, është marrë nga gjykata e jo prej tij.
Ndërsa Ben Blushi, me thirrjen paragjykuese: “Prokurori Ervin Karanxha, drejt shkarkimit nga “Veting”, ka nisur intimidimin e KPK-së, që të plotësojë dëshirën e Blushit e shefit të tij për ta larguar nga drejtësia; ose më saktë e paralajmëron për sulm edhe trupën vlersuese të “Veting”, nëse nuk shkarkon këtë prokuror.
Tashmë, dimë vetëm faktin se TV-TOP i komanduar nga Ben Blushi, po lufton të largojë nga drejtësia edhe këtë prokuror; ndoshta duke menduar se paralajmërimi mund të ndikojë mbi trupën e KPK.
Ajo që ende nuk dihet, është përmbajtja e reagimit që do mbajnë KLP e ILD, ndaj shqetësimit të prokurorit Ervin Karanxha; dhe nëse Prokuroria e Përgjithëshme, do dalë në mbrojtje të ligjshme të zyrtarit të saj, duke iniciuar hetim për këtë krim të paramenduar të Ben Blushit e Vjollca Hoxhës./Pamfleti











