Tërmet me magnitudë 4.7 është ndjerë ditën e sotme në disa qytete të vendit. Sipas EMSC, epiqendra ka qenë 2 km në veri të Koplikut teksa tërmeti ka qenë i madhësisë 4.7 ballë. Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 5 kilometër, që ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë, Lezhë dhe Shkodër. Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.