Portali i Baton Haxhiut: Lefter Koka dhe Ornaldo Rakipi do shpallen Non Grata nga SHBA!
Sipas portalit të Baton Haxhiut, Lefter Koka, deputeti i PS i cili u dorëhoq nga mandati në prag të mbledhjes së Kuvendit të ri, dhe Ornaldo Rakipi deputet i PS, djali i Aqif Rakipit, ish-deputetit të PDIU, do të shpallen Non Grata nga SHBA. Portali i krahut të djathtë të Ramës, shkruan se vendimi që pritet të bëhet zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, do të bëhet publik së shpejti. Rakipi është një prej deputetëve më të votuar të rilindjes i katapultuar në politikë nga Rama pa asnjë eksperiencë të mëparshme, ndërsa Kokën të cilit SHBA “duket se do ia presë”, e përjashtoi duke mos i dhënë mundësinë për ta pasur në Kuvend.