Largimi i Ardi Veliut/ Zbulohet kush janë 2 emrat nga socialistët për ta zëvendësuar
Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Ardi Veliu dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithëm të Policisë.
Sa i përket zëvendësuesit, po diskutohet aktualisht mes 2 emrave, Ardian Çipës dhe Gledis Nano i cili është aktualisht drejtor në Drejtorinë e Anti-terrorit. Adrian Çipa është aktualisht Drjetor i Policisë Qarku Korçë. Eshtë një oficerë kariere në policinë e shtetit. Çipa ka kaluar të gjitha filtrat e kontrollit nga strukturat ligjzbatuese në vend. Eshtë i mirëspecializuar brenda dhe jashtë vendit. Burimet e newsalbania.al citojnë se pavarësisht se dhe kandidati Nano është mjaft i kualifikuar, kandidat pontecial për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mund të jetë Adrian Çipa.
Mbetet për t’u parë në vijim se cili prej të dyve mund të jetë zëvendësuesi i Ardi Veliut i cili nuk arriti dot të përmbushte pritshmëritë e vëna nga Edi Rama për reformim e policisë brenda 100 ditëve.