11-vjeçarja shqiptare vdiq në aksident/ Dhimbja e madhe mbush rrugët e qytezës italiane në funeralin e Emanuelës.
Emauela Brahja u largua nga jeta në moshë shumë të re dhe ka dërrmuar zemrat e të gjithë familjarëve të saj dhe jo vetëm.
11-vjeçarja u përplas nga një automjet një mbrëmje para derës së shtëpisë së saj teksa bënte xhiro me biçikletë.
Sot, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit. Një poezi e shkruar nga një nga mësueset me mendimet e shokëve dhe shoqeve të klasës dhe shumë tullumbace të bardha e të verdha që shkonin drejt qiellit.
Babai Agroni dhe nëna Esmeralda, motra e vëllai, por edhe një komunitet i tërë shqiptarësh në Campodarsego u mblodhën në funeralin e saj.