21 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Lala: Faik Buci nuk e lejoi ish- bashkëshorten në funeralin e djalit

by News Albania
September 9, 2020
in Kronikë
0
27
VIEWS
Share on Facebook

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” detaje të tjera nga dosja e Eglantina Bucit. Ajo ka pohuar se në momentin e largimit nga shtëpia në fund të vitit 2008, Eglantina Buci i kishte marr familjes edhe 12 milionë lekë të vjetra.

Ndër të tjera, Lala ka thënë se Faik Buci ishte i obsesionuar pas të bijës, dhe  ka treguar se pas divorcit të prindërve, nëna e Eglantina Bucit nuk e ka takuar kurrë të bijën dhe as tre fëmijët e tjerë.

Madje, nëna e 4 fëmijëve nuk është lejuar të shkojë as në funeralin e djalit që vdiq në vitin 2014 pas një sëmundjeje.

“Nëna nuk është  lejuar të shkojë në varrimin e të birit dhe e ka mësuar shumë vonë  varrin e tij nga një grua e zonës”, tha gazetarja.

Duke u shprehur se i ati kishte një pushtet absolut ndaj fëmijëve, Lala tha:

“Madje vajza kishte tentuar të ishte pjesë e një videoklipi të një këngëtari tallava dhe babai ishte përballur dhe konfliktuar me këngëtarin duke mos e lejuar. Babai ishte obsesiv ndaj vajzës. I vetmi njeri me të cilin mbante kontakte vajza ishte xhaxhai”.

Më tej gazetarja ka treguar se si Shkëlzen Buci ka infiltruar shokun e tij (tashmë dëshmitar i penduar) për të hyrë në kontakte me të motrën, e cila prej 4 vitesh kishte shkëputur çdo komunikim me familjen.

“Shkëlzen Buci duke mos patur ansjë mundësi për t’u lidhur me të, përdor mikun e tij më të ngushtë.  I është dhënë numri mikut të ngushtë të Shkëlzenit dhe ai tenton të krijojë lidhje me Eglantinën. Shkëlzen Buci i jep edhe një unazë dhe ai shkon i propozon për martesë, edhe pse vetë kishte një familje. Dëshmitari ka thënë se nuk kishte menduar se ata kishin qëllim ta vrisnin, por mendonte se ata do të bashkoheshin si familje. Kur Eglantina filloi të bëhej e bezdisur për familjen e dëshmitarit, ai vendosi t’i thoshte të vërtetën. Pihet një kafe mes vajzës, Faikut, Shkëlzenit, xhaxhit të vajzës dhe personit të penduar. U duk sikur u vu paqja mes tyre”, ka thënë gazetarja Lala, duke cituar dëshmitarin, i cili duke qenë se i kishte dhënë një makinë Shkëlzenit, shkon ta takojë, duke treguar momentin e krimit: “Unë shkova për të marr makinën dhe Shkëlzeni më tha të ngjitem në makinë. Nuk e kam kuptuar çfarë po ndodhte.

Ajo e pyeti ku po shkon, ai i tha: Jemi pajtuar, pimë një kafe. Kur nisëm të shkonim drejt Malit me gropa, vajza filloi të dridhej. Në momentin që e nxori me forcë nga makina ajo ka kërkuar ndihmë”.

Dëshmitari i penduar ka treguar se pas krimit, Shkëlzenin e ka telefonuar i ati, i cili pasi ka kuptuar që dëshmitar në krim ka qenë edhe një person tjetër i ka kërkuar të birit ta vrasë dhe atë. Por Shkëlzen Buci është përgjigjur që nuk mundej se tashmë kishin hyrë në një zonë të banuar.

Duke iu referuar krimit, gazetarja Klodiana Lala, u shpreh: “Pas dëshmisë, problemi është që policia kishte të qartë mekanizimin, por nuk kishte trupin. Sepse në dyja rastet policia iu drejtua për ndihmë Gjermanisë dhe nuk arritën të kishin një identifikim ADN-je. I vetmi fakt që kishte policia ishte një ekspertizë, që thoshte se kjo mbetje kockore ishte qëlluar me armë zjarri në nofullën e poshtme.  Në Kosovë më pas është bërë i mundur përftimi i një kampioni ADN-je nga një pjesë e eshtrave të vajzës. Është bërë ADN ja e nënës që ishte e vetmja e interesuar dhe ka dalë e përputhshme.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Edi Rama ekspozitë në Greqi

Edi Rama ekspozitë në Greqi

March 20, 2023
Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

Vlorë: Shkaktoi dy aksidente, kohë më parë ish-shefi i Doganës në Fier masakroi me grushta burrin e të të dashurës

March 20, 2023
Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

Kush është autori i dy plagosjeve ditën e sotme në Vlorë?

March 20, 2023
Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

Ish-shefi i Doganës në Fier shkakton në Vlorë aksident të dyfishtë me dy të plagosur, arrestohet/ Në vit më parë goditi me grusht burrin e të dashurës në Fier(Foto)

March 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In