Dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, janë arrestuar. Newsalbania.al mëson se Hekuran Marku u arrestua në Gjermani ndërsa Agustin Deda në Francë.
SPAK dërgoi dokumentacionin e nevojshëm tek partnerët e dy vendeve dhe pritet që në ditët në vijim/
Pritet ekstradimi i Markut dhe Dedes në Shqipëri. Dy ish-truprojat do të përballen me akuzën e trafikut të drogës.
Deda dhe Marku kanë qenë pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm, në vitet 2014-2016.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK dyshon se Deda dhe Marku se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.