Qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, nuk do të duhet që të vetizolohen për shtatë ditë. Lajmi u bë me dije sot nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Po ashtu nga 8 qershori, do të hiqet kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 5:00, masë kjo që hyri në fuqi më 1 qershor.
Në një konferencë për media, ministri Zemaj tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, pas analizimit të situatës epidemiologjike ka konstatuar se ajo është e qëndrueshme, prandaj qytetarët që hyjnë në territorin e Kosovës, do të kontrollohen nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tyre klinike do të përcillet nga Qendrat e Mjekësisë Familjare në komunat përkatëse. D.D
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)