I humbur që prej 20 gushtit, gjendet 17-vjeçari.
I riu shqiptar, Daniel Gjinaj është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në Brighton të Britanisë së Madhe.
17-vjeçari u shpall i humbur që prej 20 gushtit në Angli dhe policia ishte në kërkim të tij.
Policia gjatë tre javëve ishte e shqetësuar për mirëqenien e adoleshentit të zhdukur, por fatmirësisht ai është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo nuk është hera e parë që i riu shpallej i humbur, pasi edhe në gusht të vitit të kaluar ai u shpall i humbur nga mediat britanike.