17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lajm i mirë: Amerika shumë afër vaksinës anti-covid

by News Albania
11/12/2020
in Aktualitet
0
31
VIEWS
Share on Facebook

SHBA shumë afër vaksinës ndaj COVID-19, grupi i ekspertëve rekomandon miratimin e prodhimit të ‘Pfizer’.

Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.

Është një hap madhor në drejtim të një fushate të jashtëzakonshme vaksinimi që më në fund mund ta vërë nën kontroll epideminë.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të ndjekë rekomandimin e bërë të enjten nga një grup i posaçëm ekspertësh të saj të jashtëm, i cili me 17 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim, arriti në përfundimin se vaksina duket e sigurt dhe efektive kundër koronavirusit tek njerëzit 16 vjeç e lart.

Një vendim përfundimtar i FDA-së pritet brenda ditësh, ndoshta që të premten ose të shtunën. Miliona doza do të transportoheshin për të filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe azileve të të moshuarve.

Ushtria amerikane gjithashtu do t’u japë përparësi punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor dhe do të ketë në dispozicion pak më pak se 44,000 doza. Një zëdhënës i Pentagonit u tha gazetarëve të mërkurën se ushtria do ta nisë vaksinimin “brenda një ose dy ditësh” nga momenti që FDA-ja do të japë miratimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës. Fillimisht vaksinimet do të kryhen mbi baza vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme pasi vaksina të licencohet plotësisht.

Qasja për publikun e gjerë nuk pritet deri në pranverë.

Lajmi vjen ndërsa shifra totale e infeksioneve në të gjithë vendin llogaritet tashmë në më shumë se 15.3 milionë që prej fillimit të pandemisë. Takimi i së enjtes u mbajt një ditë pasi Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 3,000 vdekje si pasojë e COVID-19-s, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech u vunë në krye të përpjekjeve globale për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Britania u bë vendi i parë perëndimor që nisi vaksinimet masive të martën, vetëm disa ditë pasi agjencia rregullatore qeveritare për shëndetin publik miratoi vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech.

/VOA

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania