Humb jetën nga Covid-19 biznesmeni i njohur.
Biznesmeni kosovar, Semedin Dugolli ka vdekur sot në mengjes. Ai ishte infektuar me virusin Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.
Njoftimi i plotë:
Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim, njëherit pronar i fabrikës së mobiljeve “Idrizi” nga fshati Pjetërshticë Semedin Dugolli.
Sema ishte djalë punëtor, humanist i madh, familjar, shumë i respektuar dhe i dashur për shoqërinë.
Ngushëllime familjes dhe miqve!