Të shtëna me armëe zjarri në Vlorë, plagoset një person.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në Vlorë. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes.