Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shuan zërat dhe pranon se s’do të jetë më ministër i Brendshëm.
Në një takim me strukturat e Policisë në Vlorë, Lleshaj ka thënë se s’është i përhershëm. “Që s’do të jem në këtë post është e sigurt. Askush nuk është i përjetshëm në këtë post”, është shprehur ministri.
Mesa duket ministrat nuk kanë pritur shkarkimin nga kreu i qeverisë por e kanë hedhur vet “hapin e parë” duke i deklaruar Ramës dorëheqjen.