Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se dy vëllezër kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në fshatin Mes.
Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja, ndërsa dy vëllezërit ndodhen në spitalin e Shkodrës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e saj.