Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ende nuk dihet identiteti i këtij të fundit si dhe autorit të ngjarjes, ndërsa burime bëjnë me dije se përplasja ka ndodhur në Fermentim të Shkodrës.
Policia është nisur drejt vendit ku ka ndodhur ngjarja, dhe në minutat në vijim pritet të ketë më tepër detaje.
Personi që është plagosur është nisur me urgjencë në spital ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.