Dy efektivë policie janë plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Motori me të cilin po udhëtonin është përplasur me një makinë që drejtohej nga një person me inicialet P.U.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” dhe “Prokop Mima”.
Nga përplasja janë dëmtuar dy punonjësit e policisë, drejtuesi i motorit inspektor A. Ll. dhe pasagjeri që ndodhej me të, inspektori me inicialet E. P. të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i makinës ka shpëtuar pa pasoja. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.