PRONARI GODET POLICIN NË KRYE TË DETYRËS ME SENDE TË FORTA/ AGRESORI ARRIN T’IA MBATHË…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një punonjës i Policisë është goditur teksa ka qenë duke kryer detyrën e tij. Punonjësi i policisë, i identifikuar me iniciale A.H, po kryente kontrolle në një banesë, për lëndë nar*kotike në momentin kur është goditur nga poseduesi i saj. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Dh. K, i cili pasi ka goditur efektivin me grushte dhe sende të forta, ka arritur që t’ia mbathë nga banesa. Pavarësisht kërkimeve që janë kryer deri në këto momente, ai nuk ka mundur dot që të bjerë në prangat e Policisë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Gjirokastrës për këtë ngjarje.