14 November, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Lajm i fundit: Gjykata e Tiranës rregjistron statutin e Sali Berishës

by News Albania
25/03/2022
in Politikë
0
Lajm i fundit: Gjykata e Tiranës rregjistron statutin e Sali Berishës
69
VIEWS
Share on Facebook

Gjykata e Tiranës ka marrë këtë të premte vendimin për të regjistruar statutin e Sali Berishës, si statut zyrtar i Partisë Demokratike. Gjyqtari Agron Zhukri kishte në dorë statutin e Lulzim Bashës të 18 dhjetorit dhe atë të Grupit të Rithemelimit, të datës 11 dhjetor.

Pak minuta më parë, trupa gjykuese ka vendosur që të njohë si “Kushtetutë” zyrtare të selisë blu statutin e miratuar nga demokratët në Kuvendin e 11 dhjetorit që u mbajt në stadiumin “Air ALbania”. Ndërkohë, më herët gjykata ka njohur dhe statutin e Lulzim Bashës të 17 korrikut 2021.

Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë vendim të sotëm Gjykata e Tiranës ka njohur si të ligjshëm grupimin e Sali Berishës. Përfaqësuesi ligjor i Komisionit apo Grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso ka sqaruar vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës.

“Sot Partia Demokratike u kthehet demokratëve. Më 11 dhjetor delegatët shprehën vullnetin e tyre, morën vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i Lulzim Bashës. Gjithashtu, njohja e Komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ zyrtar deri në Kuvendin e 30 prillit. Është një vendimmarrje e vonuar, përsa u përket fakteve proceduriale, por tani vlen ajo shprehja më mirë vonë se kurrë.

Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD dhe ajo është PD që drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo u pëlqen apo jo atyre që kanë hedhur një tymnajë. Nuk ka asnjë kërkesë nga përfaqësuesit për bashkimin e çështjes së Kuvendit të 11 dhjetorit dhe 18 dhjetorit. Janë të ndara, çështje të ndryshme dhe gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Mbajnë numra të ndryshëm dhe ka selia fatin e vetë.

Një ankim që është bërë para afatit, është njëlloj si një ankim pas afatit. Pra, nuk vlen si ankim. Nuk ka pasur asnjë kërkesë për bashkim të çështjeve.

Vendimi është dhënë ditën e sotme,. Në momentin që merret, hidhet në sistem dhe në momentin e parë do të marrim një kopje nga sekretaria, se janë njohur simbolet e reja, vula etj. Vendimi në momentin që është dhënë, ka hyrë në fuqi. Juridikisht selia e PD do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit deri më 30 prill. Zyrtarisht, nga dita e sotme ka vetëm një organ zyrtar për drehtimin e PD, Komisioni i Rithemelimit”, u shpreh Ivi Kaso

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

Mbledhja e dy qeverive/ Nis ceremonia në Romë, Rama pritet nga Meloni

13/11/2025
Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

Mbledhja e përbashkët mes qeverive/ Kryeministri Rama mbërrin në Romë, ceremoni zyrtare nga Meloni

13/11/2025
Cili je ti që guxon të prekësh pasaportën e Ballukut? Berisha zbulon prapaskenat: Si u kërcënua prokurori nga Edi Rama, e qepi gojën, sepse duhej t’i hiqej vetë pasaporta

Ekzekutimi mafioz i Gilmando Danit, Berisha: Qeveria dhe mafia janë bërë një, ndodhi në zonën më të mbrojtur të shtetit mes policisë dhe FNSH

13/11/2025
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili merret zyrtarisht nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK

13/11/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In