Erison Gjeka dhe Ndue Pali janë 2 të rinjtë që kanë mbetur të plagosur nga një atentat i ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në Shkodër.
Të rinjtë po udhëtonin me motorr ndërsa janë qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar ende. Gjeka dhe Pali kanë mbërritur në spital të plagosur por fatmirësisht nuk paraqesin rrezik për jetën.
Burime bëjnë me dije se të rinjtë janë qëlluar nga një mjet në lëvizje dhe pas atentatit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Policia e Shkodrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku nga atentati me armë zjarri janë plagosur 2 të rinjë të cilët ndodhen në spital dhe fatmirësisht nuk kanë rrezik për jetën. Mësohet se dy të rinjtë po udhëtonin me motorr kur iu është bërë atentati nga persona ende të paidentifikuar.
“Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH. Është rrethuar në një perimetër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, njofton policia.













