Pala greke në doganë, në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur punën. Newsalbania.al mëson se pak minuta pas orës 22:00, ora zyrtare kur edhe mbyllet turni për doganën e shtetit fqinj, gjithçka ka ndaluar në Kakavijë.
Mijëra qytetarë, në mjete me më shumë se 20 kilometra radhë do të kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve.
Sipas komunikimit të përgjegjësit të turnit të policisë, ky i fundit u komunikoi qytetarëve se pala greke ne orën 23.00 sipas orës greke do të mbyllë kufirin për ta rihapur në orën 6.00 të mëngjesit.
Dita e nesërme në Greqi është ditë pushimi pasi korespondon me ditën e Shën Mërisë, që në Greqi.