Mesditën e sotme në orën 12:00, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngjitur për herë të parë shkallët e Prokurorisë së Posaçme.
Nuk ishte i vetëm. Me një buzëqeshje të sforcuar, Ahmetaj ishte i shoqëruar nga avokati Henrik Ligori.
Fakti që ka ardhur me avokatin, lë të dyshohet se prokuroria mund t’i komunikojë akuzën për ta marrë zyrtarisht të pandehur.
Janë disa akuza që i rëndojnë akuzën Arben Ahmetajt. Të paktën katër. Shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme.
Bazuar te kallëzimet që janë bërë në SPAK. Prokuroria ka sekuestruar edhe disa objekte pronë e partneres dhe ish-gruas së Ahmetajt, mes tyre një vilë.