LAJM I FUNDIT/ Aksident në Vlorë, raportohet për të plagosur. Bllokohet trafiku.
Një aksident është regjistruar sot në Vlorë, ku raportohet për persona të plagosur.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Panajasë.
Deri më tani nuk dihet saktë numri i të plagosurve si dhe shkaqet e aksidentit. Nga aksidenti në fjalë është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve.