Skandali me “start-upet”
Edona Bilali ka qenë në qendër të akuzave lidhur me fondet publike të dhëna për “stat-upet”. Në media u zbulua sesi paratë shkonin te persona të lidhur me qeverinë.
Lidhur me këtë, ajo u pyet gjatë një konference për mediat ditën e sotme. Ministrja tha ndër të tjera se komisioni që shpall fituesit është krijuar me vendim qeverie dhe ajo s’la lidhje me këtë pjesë.
“…Komisioni është ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave dhe përfaqëson aty individë vijnë nga institucione që janë drejtpërdrejtë të përfshirë në sistem. Për sa i përket konfliktit të pastër apo jo të pastër të interesit ka institucione të cilat e parashikojnë këtë”, tha Bilali, duke e hedhur në një farë mënyrë përgjegjësinë për skandalin, te shefi i qeverisë, Edi Rama.