Vrasja e ish-policit në Laç, gjendet një makinë e djegur në Milot.
Një automjet i djegur është gjetur në Milot, pak orë pas ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi. Dyshohet se automjeti i gjetur i shkrumbuar u përdor nga atentatorët, një skemë kjo e përdorur nga ekzekutorët edhe në shumë vrasje të tjera.
Policia njofton se vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.