14 May, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ky shkrim është i gazetarit Armand Braho, titullin po e vendos unë : Policia e Pogradecit duhet shkrirë e gjitha përderisa ka në krye një bashkëpunëtor me krimin!

by News Albania
August 12, 2024
in Aktualitet
0
Ky shkrim është i gazetarit Armand Braho, titullin po e vendos unë : Policia e Pogradecit duhet shkrirë e gjitha përderisa ka në krye një bashkëpunëtor me krimin!
105
VIEWS
Share on Facebook

Ç’po na shohin sytë dhe ç’po na dëgjojnë veshët! Kam 3 ditë që së bashku me opinionin publik jam tronditur nga vrasja e Egli Progës në Pogradec, një qytetari model, e familjari tepër korrekt. Më është dashur të raportoj mediatikisht këtë ngjarje e cila për nga vetë natyra duket teper sensitive. Shpesh herë zgjedh që në raportime të tilla të jem i ftohtë dhe i paanshëm.

Por ngjarja në fjalë ka karakteristikat e saj, sidomos të proçedurës së ndjekur nga policia ku ngrihen dyshime për fshehje të saj. Së pari, sot është urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nisja e një hetimi mbi këtë ngjarje dhe së dyti, po ashtu edhe Avokati i Popullit njoftoi nisjen e procedurës. Por pikërisht në këto momente shoh mediatikisht që përsëri ka një klimë në disa media, për të shfajsuar policinë për gabimet e qëllimshme apo mungesën e profesionalizmit për këtë ngjarje.

Konkretisht, njëra prej kronikave e titulluar “Krimi në Pogradec, kush e raportoi vrasjen si një rrëzim aksidental?” është akti më i turpshëm, i cili pordhos dhe më tej dinjitetin e të ndjerit. Tentativa e kronikës është të zhvendosi vëmendjen dhe të shfajsojë policinë, mbi këtë krim të qëllimshëm.

Në fakt, përpara kësaj pyetje e cila e ka një përgjigje shteruese, ku fakti qëndron se kumunikimi i parë me përfaqësues të policisë, ka dhënë informacionin që ngjarja ka qënë nga një rrëzim aksidental. Pyetje të tjera janë ende pa përgjigje, si psh: 1- Pse vendi i ngjarjes nuk u konsiderua i tillë nga policia, por vetëm pasi ndërroi jetë 42-vjeçari u vendosën shiritat e vendngjarjes? 2- Pse policia nisi sekuestrimin e kamerave të sigurisë vetëm pasi ndërroi jetë i ndjeri? 3- Pse reagimi paraprak i policisë në komunikatë për mediat ishte afër 16 orë pasi ka ndodhur ngjarja, kur zakonisht vjen 1 maskimumi 2 orë pasi ndodh një ngjare? 4- Pse medias i’u diktua një informacion ndryshe nga ai që kishte ndodhur? Sot një gazetar normal, apo qoftë një njeri me sadopak humanizëm zgjedh të ngrejë këto pyetje, minimumi për një jetë të humbur, të një njeriu i cili nuk fitonte në kurrizin e tjetër kujt, por punonte me djersë dhe mund.

Por le të kthehemi tek tentativa për “kurimin” mediatik. Cili është interesi i një punonjësi të medias të lustrojë apo të mundohet të kurojë një ngjarje që tashmë nuk mund të shpëtojë askënd, për keqmenaxhimin, e cila ka bërë bujën e duhur dhe pritet të sjellë dhe pasoja? Dikush më tha është skuthlliku, dikush tjetër servilizmi, dikush tjetër by*th lëpirja. Por unë nuk mendoj kështu, një personi që nuk mund të quhet as gazetar dhe mbi të gjitha as njeri, i duhet një klimë e mirë me përfaqësuesit e ligjit, sidomos kur paligjshmërinë e ka në fillim të manualit të funksionimit të tij.
Do të jetë edhe i qetë gjatë veprimtarive të tij, ku misionin e përditshëm për të informuar, e ka kthyer në një mision për të zhvatur sa është në kohë dhe sa ka mundësi. Por kjo çështje nuk përfundon këtu! Nesër kur hetimet të nxjerrin në pah parregullsitë e hetimeve në terren për këtë ngjarje, duhet të nis një hetim i dytë për këta që përditshmërinë e tyre e kanë zhvatjen dhe lëpirjen.
Personalisht jam tepër i prekur nga kjo situatë, sidomos pasi pata mundësinë të kontaktoja dhe me familjarët e të ndjerit, të cilët janë në një gjendje të rënduar. Ata dikur kishin pasur besim tek shteti dhe tek ligji, madje edhe tek media. Por pangopësia e qoshkave, të cilët kullundrisen rrugëve të Pogradecit, i vrau familjarin dhe i pordhosi imazhin.

Nëse gazetaria është palë në krim dhe gazetari autor, unë nuk jam më një i tillë! Por faktikisht, disa njerëz nuk kanë ç’të humbin dhe gjatë një misioni të shenjtë siç është gazetaria, kalojnë dhe lyhen tek gjirizet e interesave, duke shkelur me të dyja këmbët të vërtetën. Patjetër për ta, gazetaria është një mjet në duar për t’u pasuruar, për të marrë mbase pak pushtet që vite më parë nuk kishin mundësi ta shihnin as në televizor.

Në pikun e kësaj ngjarje të rëndë, nuk gjej dot fjalë për të ngushëlluar familjen e Egli Progës!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Zegjineja dhe Gaz Bardhi nuk u takuan në fushatë, në Kuvend do të jenë bashkë si kundërshtarë politik

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Zegjineja dhe Gaz Bardhi nuk u takuan në fushatë, në Kuvend do të jenë bashkë si kundërshtarë politik

May 14, 2025
Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe ODIHR

Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe ODIHR

May 13, 2025
Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Roshi

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë/ Nga Partia Demokratike, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha dhe Elton Rroshi

May 13, 2025
Operacioni në Elbasan/ SPAK del me njoftim zyrtar: 21 masa sigurie, 18 persona të arrestuar

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

May 13, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In