Personi më poshtë është efektivi i Policisë së Shtetit, tashmë i arrestuar, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka ndihmuar në disa raste Ervis Martinajn të qarkullonte i sigurtë në qytetet e vendit.
Lami ishte agjent i “Operacionales”, apo i njësisë FAST që u ngrit jo më shumë se dy vite më parë, për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
Ai gjithashtu dyshohet se është nga personat e fundit që ka patur kontakt me Ervis Martinajn, një prej emrave më të përfolur të botës së krimit dhe biznesit në Shqipëri.
Për herë të fundit, 28-vjeçari Lami e ka marrë Ervis Martinajn në datën 5 gusht të këtij viti dhe e ka transportuar në Durrës me një automjet luksoz tip “Audi A8”.
Në një hotel të qytetit Martinaj ka qëndruar në dhomë i shoqëruar nga një personazh i njohur i shoëbizit shqiptar, një femër që raportohet të ketë qenë “Miss”, e cila tashmë ka dhënë dëshminë e saj para autoriteteve.