Mëngjesin e sotëm u raportua se është përfshirë nga flakët sërish për herë të dytë për këtë muaj lokali i reperit shqiptar, Noizy.
Zjarri mësohet është vënë verandën e lokalit pasi dyshohet se ka qenë zjarrvënie e qëllimshme.
Ndërkohë burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se janë në gjurmët e autorit të zjarrvënies. Dyshohet se autori është një i afërt i familjes së këngëtarit, pra një kushëri i tij.