Shqipëria nuk është më një vend i sigurtë për Norvegjinë. Ky shtet ka vendosur kufizimet me vendin tonë dhe shkak janë bërë shtimet e rasteve me Covid-19. Tashmë shqiptarët që duan të shkojnë në Norvegji, duhet ti nënshtrohen karantinës.
Nga lista e vendeve të sigurta është hequr dhe Moldavinë, Bosnjen dhe Kanadanë. Norvegjia është shteti i parë që ka rikthyer masat në udhëtime me Shqipërinë. Pak kohë më parë, Norvegjia vendosi kufizime dhe me shtetin e Kosovës.