100 MILIONË për maska Engjëll Hoxhës dhe Hervin Forës, kush i vodhi brenda javës lekët e shqiptarëve?
Një nga kompanitë që ndodhet në listën e 10 kompanive më të pasura të Shëndetësisë, atyre të përfitimit të tenderave publikë është padyshim EUROMED 90% e Engjëll Hoxhës dhe 10% e Hervin Forës me administrator Armand Alliun. Kohët e fundit, sipas denoncimeve dhe artikujve analizues të përkthyer për qytetarët në terma të thjeshtë nga JOQ ALBANIA, kjo kompani rezulton si një prej përfitueseve më të mëdha të parave të Buxhetit të Shtetit. Pronarët sëbashku me Kol Topçiun e FarmaNet iu dha në dorë tenderi 2.8 MILIONË EURO për blerjen e maskave për COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë, ku një maskë e thjeshtë me çmim shumice kapte vlerën e 800 lekëve të reja, 2-3 fish më shumë se çmimi normal. Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve nga ana e ministres së Shëndetësisë dhe futja e taksave tona në xhepat e oligarkëve. Temë që i nxiti interes për hetim SPAK por e mbylli kushedi se për çfarë arsyesh. Megjithatë kjo kompani dhe drejtuesit ende nuk janë bërë subjekt hetimi për përfitim prokurimesh publike në shkelje me ligjin, për arsye ende të paditura…
Dyshimet thellohen dhe më shumë me faktin e thjeshtë se EUROMED vazhdon të përfitojë tendera publikë në shkelje, 100 MILIONË LEKË PA TVSH brenda një jave, dy tendera për maska, të dy me shkelje me negocim të drejtpërdrejtë. 10 MILIONË LEKË në datë 22 Dhjetor nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Kavajë për artikuj për masa mbrojtëse personale dhe 98 MILIONË për maska mbrojtëse personale ndaj Covid nga Qendra Spitalore “Xhafer Kongoli” Elbasan. Të dy këta tendera me shkelje për Mungesë Konkurrence dhe Negociim të Drejtpërdrejtë.














