AVULLOJNË 2 MILIONË EURO NGA THESARI I SHTETIT
Mbi 2 milionë euro janë marrë ilegalisht nga thesari shtetëror i Kosovës.
Sipas Policisë, lidhur me rastin është arres-tuar një i dyshuar, ndërkaq dy të tjerë gjenden në arra-ti.
Ndërkaq njoftohet se është kërkuar bllo-kimi i lloga-rive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.
Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati.
Të dy-shuarit dy-shohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur the-sarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.
Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është kon-fiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit i dy-shuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë.