Bashkëpunonte me Tiren, kush është sanitarja Rukije Hoxhaj që u arrestua sot tek Sanatoriumi?
Ditën e sotme në spitalin Shefqet Ndroqi u arrestuan tri infermiere dhe një sanitare, të cilat dyshohen se janë bashkëpunëtore me Tire Alldervishin. Prokuroria e Tiranës lëshoi 4 urdhër arreste ndaj tyre, pasi dyshohen si të përfshira në skemën kriminale të zhvatjes dhe rryshfetit. Ndërkohë është publikuar fotoja e sanitares, e quajtur Rukije Hoxhaj. Sipas Newsbomb.al, ajo është nënë e dy vajzave. Hoxhaj akuzohet si e përfshirë në skëmën e mashtrimit dhe gjithçka u zbulua përmes përgjimeve në telefonin e sanitares Tire Alldervishaj, e cila vazhdimisht kishte shkëmbyer mesazhe me personat e përmendur më lart. Rukije Hoxhaj është gjyshe dhe nëna e dy vajzave.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet:
Rukije Hoxhaj, e bija e Ramazan dhe e Zeqine, e datëlindjes 20.02.1964, lindur dhe banuese në Tiranë, me detyrë sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”, për veprën penale të ”Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.