Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur vetëm pak minuta më parë në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, ku shtetasi Nikolin Hubaj është qëlluar me armë zjarri.
Burimet bëjnë me dije se Hubaj është qëlluar me dy plumba në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 54-vjeçari nuk banonte në zonën në të cilën ndodhi plagosja por dyshohet se po konsumonte një kafe në një lokal pranë vendngjarjes.
Burimet bëjnë me dije se autori i kësaj përplasje mund të ketë qënë pikërisht personi për të cilin Hubaj kishte ardhur në këtë zonë për t’u takuar.
Plagosja ka ndodhur jashtë ambienteve të lokalit, ku i plagosuri dyshohet të ketë qënë duke u larguar drejt makinës.
Nikolin Hubaj është një person jo i panjohur për Shkodrën pasi është ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, ndërsa aktualisht punon në HEC-in e Koman, në sektorin e burimeve njerëzore.