Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla ka treguar arsyet që e shtynë Shqipërinë të refuzonte vaksinën ruse Sputnik V. I ftuar në ‘Open’, Nikolla tha se oferta e bërë nga ambasada ruse nuk ishte serioze pasi u bë përmes një statusi në Facebook.
Ai gjithashtu shtoi se vaksina ruse nuk është miratuar akoma nga EMA e për këtë arsye nuk ka garanci.
“Vaksina ruse nuk është miratuar akoma nga EMA. Në qoftë se miratohet nga EMA do ta marrim. Gjithashtu edhe mënyra se si u ofruan ato vaksina nuk ishte serioze. Rusia është një shtet serioz. Ambasada ruse që është përfaqësues i një shteti serioz nuk i ofron me Facebook vaksinat, po ofertën e bën me anë të një shkrese zyrtare”- tha Nikolla.














