Ditën e sotme në Kurbin u arrestua një 53-vjeçar i cili donte që të vriste kushëririn e tij.
53-vjeçari Luan Farruku gjatë një konflikti me kushëririn e tij me iniciale M.F., 50 vjeç e kishte kanosur atë për jetën me armë zjarri.
Laun Farruku lëvizte me motomjet pa targa, i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak në kërkim të kushëririt të tij të cilin e kishte kërcënuar për vrasje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një pistoletë, motomjeti pa targë dhe municionet luftarake.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.