-Tre fëmijët teksa kullotnin bagëtitë, gjejnë armën e zjarrit në Kurbin dhe luajnë me të, 13- vjeçari humb jetën…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kurbin në mesnatë. Mësohet se një fëmijë 13-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri.
Burimet bëjnë me dije se kanë qenë tre fëmijë që kishin dalë për të kullotur bagëtitë në mal, ku rastësisht, ata kanë gjetur dhe një armë zjarri, të braktisur, të cilën e kanë marrë dhe kanë nisur të luajnë. Teksa tre të miturit nga fshati Gërnac luanin me njëri-tjetrin, arma ka bërë qitje të pakontrolluar.
Fatkeqësisht, një nga tre fëmijët është prekur nga plumbi dhe ka ndërruar jetë. Deri tani ai është identifikuar vetëm me mbiemër, Keqi. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.