Pasditen e sotme një ngajrje e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë, ku një grua ka varrë me armë zjarri kunatin e saj.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë Flora Ahmeti ka konfirmuar se pas ngjarjes autorja me inicialet N.M. është vetëdorëzuar në polici.
“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti.