8 February, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kullat: Emra, dhe fakte hetimore

by News Albania
11/02/2021
in Kronikë
0
268
VIEWS
Share on Facebook

Kullat/ 30 firmat që marrin nga 10 leje e 15-20 milionë Euro në vit; por dalin me “humbje” e kanë kapital sa 2-3 apartamente

Emra dhe fakte hetimore/ Këtë sistem “lavatriçe” e realizojnë bizneset e oligarkëve, trafikantëve, politikanëve e qeveritarëve; të cilët i maskojnë paratë e krimit dhe korrupsionit, me kredi bankare e si me magji i shlyejnë brenda vitit, por në 80% të rasteve i fshehin me licensime e transferime aksionesh, me firma “bija” e në emër të familjarëve, krushqive dhe ortakëve të tyre
Nëse drejtësia, ka vullnet ta zbulojë korrupsionin dhe bazat e pastrimit të parave të krimit e aferave qeveritare, mund ta bëjnë shumë thjeshtë, duke skanuar bizneset e ndërtimit.

Shumë kulla, pallate, resorte e biznese të tjera, ndërtohen nga kompani e firma, administratorët e të cilave, çuditërisht rezultojnë të mos kenë as apartamente banimi në pronësi të tyre; paçka se marrin nga 10-15 leje ndërtimesh “VIP” me kosto objektesh mbi 15 milionë Euro e nga 15-20 milionë Euro tendera në vit.

Referuar bilanceve të raportuara në QKB, nga afro 30 firma ndërtimi, të cilat janë kliente monopoliste të tenderëve dhe lejeve të ndërtimit, konstaton se ato raportojnë të ardhura kioskash e humbje; kur xhirot vjetore të tyre vetëm nga fondet publike, janë mbi 10 milionë Euro.

Janë kompani që marrin leje ndërtimi për kulla, pallate, resorte; dhe tendera ndërtimi rrugësh, investime bujqësore, ujësjellësa e objekte publike; të cilat sipas INSAT, rezultojnë 600-650 milionë Euro në vit vetëm në rrethin e Tiranës.

Ky volum investimi financiar, ndahet kështu: Afro 400 milionë Euro janë leje ndërtimi kullash e pallatesh, ndërsa afro 250 milionë Euro janë tendera për punë publike; duke mos llogaritur këtu, të ardhurat nga investimet private, që bizneset nuk i raportojnë fare në bilance.

Natyrisht, që në këtë volum ka normë fitimi, konfirmuar me këto dy fakte:

Nga përgjimet e bisedave të grupit Ndrageht’a por dhe nga preventivi real, rezulton se kostja mesatare e ndërtimit të kullave e pallateve në Tiranë, është 320-500 Euro/m2, por sipas zonave shitet me 800-4000 Euro/m2.
Sipas raporteve të KLSH, rezulton se norma e fitimit dhe vjedhje me tenderët, është 2-3 herë më e lartë dhe maskohet pas fondeve limit, të llogaritur po 2-3 herë më tepër se kostoja faktike e investimve publike.
Mirëpo, psh, firma “Dajti Park 2007” e vëllëzërve Qefalia, njëri kryetar komune e tjetri deputet, paçka se përlanë 22 milionë Euro tendera në vit e 8-10 leje ndërtimi; rezulton me fitim sa një kioskë, por dhe me humbje sa 20-30% e vlerës së tenderëve; madje në vitin 2017, ka rezultuar me 11 miliardë lekë humbje.

Ku i gjen miliardat, kompania “Victoria construction” e trafikantit Ervin Luan Mata; e cila prej 7 vitesh ka kapital sa 3 apartamente banimi dhe bilance me 1-2 milionë Euro humbje në vit; paçka se merr 3-4 leje ndërtimi për gradacela çdo vit, nga 8-10 leje ndërtimi për pallate në Tiranë, Durrës, Vlorë e ka 2 hotele luksi “Victoria”.

Kompania “Alko-Impex General Construcion” e deputetit Sadri Abazi, rezulton se ka kapital aktual vetëm 389 mijë e 502 lekë.

Mirëpo fitimin e ka 20 milionë e 141 lekë, megjithëse ka marrë 21 leje ndërtimi pallatesh e kullash dhe 46 milionë Euro tendera, mes tyre 14 milionë Euro vetëm nga rindërtimi.

Ndërsa çudia është me firnën tjetër “Alko Impex Construction” po të Sadri Aabzit; për të cilën, gjatë viteve 2019-2020 ka raportuar bilanc mesatar fitimi nga 7 milionë lekë (1 apartament).

Është skandal ky bilanc, kur vetëm gjatë këtyre 2 viteve të fundit, Sadriu ka marrë 13 milionë Euro pastrim plehrash në 5 bashki; por çudia shkon deri në atë falsitet tatimor, sa në vitin 2018, ka raportuar vetëm 141 mijë e 159 lekë fitim, paçka se me të dy kompanitë ka marrë 11 leje ndërtimi pallatesh në Tiranë-Durrës-Vlorë dhe 3.3 milionë Euro tendera.

Tipike për falsitet e pastrim milionash, që duhen hetuar nga anti-krimi ekonomik, janë dy firmat “Shansi Ivest” e “G.A.C” Shpk të Shpëtim Cingës; të cilat rezultojnë me bilance fiktive sa 20% e volumit faktik të punëve, paçka se janë firma monopol tenderësh me vlera mbi 2 milionë Euro në OST, OSHEE, ERRU, FSHZH dhe në 5 ministri e Bashkinë Tiranë.

Në vijim, do publikojmë të dhëna tatimore, për falsifikimin e bilanceve dhe pastrimin e milionave të krimit, nga këto firma dhe firmat e tyre “bija”:

– Firma “Kupa”, “Korabi 2007” e “Elite-Real-Estate” të Shkëlqim Kupës; firma “Alesio 2014” e Anton Gjinaj (Pashk Rapi) e cila ka kapital aktual 30 milionë lekë, por qarkullon 95 milionë Euro në vit; firma “Inerte Expres” e Mond Bego, me kapital 1.3 milionë lekë e bilanc vjetor 5.2 milionë lëkë, por aktualisht po ndërton 21 kulla në aksin Dogana-Unaza e Re; si dhe 15 kompani të tjera.

Po kështu, firma “Fusha shpk” e Shkëlqim Fushës skeduar për pastrim milirdash kokaine; “Gener 2” e “4 AM” të Bashkim Ulajt akuzuar si trafikant kokaine nga parlamenti i Malit të Zi; firma “Arlis shpk (Fatmir Xhafaj); firma “A.N.K” e Ndue Kolës; firma “Pastrime Silvio”; Firma “G.P.G Company” e Paqësor Buzit; firma “Alb-Building (Odise Bresho-Pellumb Betaj) e 11 të tjera.

Kujtojmë se këto firma, përveç logos bazë me të cilën përlajnë leje ndërtimi, tendera e koncensione, kanë hapur edhe nga 2-5 firma “bija”, të cilat i përdorin si garuese fiktive në tendera e si “distributor” pastrimi miliardash; sic janë p.sh, dy tipat Shkëqim Kupa e Anton Gjinaj (Pash Rrapi)./Pamfleti

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Myslim Murrizi: Ky është një shkrim i imi për frymorët e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2024

07/02/2026

Politika shqiptare dhe iluzioni i “takimeve” në Amerikë

07/02/2026

Për Klodian Brahon e SPAK!

07/02/2026

Nga Enida Bozheku: 9 orë për 4 me 4!!

07/02/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In