Spitali Rajonal i Kukësit/ Qytetari: Ne spitalin e Zkukësit eshte shpërfytyruar gjithçka!
Që vendi ynë ka kushte skandaloze mjekësore dhe spitalet kanë ambient që lënë për të dëshiruar, të gjithë e dimë, pasi të gjithëve na ka rënë për ‘pjesë’ që të provojmë kushtet që ofrojnë spitalet në Shqipëri.
Këtë herë është një qytetar nga Kukësi i cili bën një denoncim për kushtet qe ofron spitali Rajonal i qytetit. Përmes disa fotove, qyetari i irrituar e sheh gjendjen si shpërfytyrim të gjithçkaje falë “Rilindjes”. Siç shihet edhe nga pamjet që kanë mbërritur pranë redaksisë spitali është jashtë kushteve standarte, teksa të jep një përshtypje sikur nuk është një qendër shëndetësore.














