Nëse jeni konsumues i pijes Coca-Cola, lexoni lajmin dhe mendojeni sërish nëse do e blini apo jo. Në Kinë, një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pas piu 1.5 litër Coca Cola brenda 10 minutave.
Mjekët kanë deklaruar se konsumimi i shpejtë i pijes e çoi në një grumbullim të gazit, duke e ulur oksigjenin në trup. I riu është paraqitur në spital duke u ankuar se kishte dhimbje të forta dhe fryje stomaku. Kur u vizitua për herë të parë u vu re se kishte probleme mirëpo nuk mendohej se pirja e Coca-colës mund t’i shkaktonte vdekjen. Gjendja e tij u përkeqësua në orët në vijim dhe ai vdiq 18 orë pas trajtimit.
I riu kishte një rritje të rrahjeve të zemrës, presion të ulët të gjakut, si dhe probleme në frymëmarrje. Skanimet zbuluan se ai kishte pneumatozë, prani jonormale e gazit në murin e zorrëve dhe venën e tij portale.
Skanimet gjithashtu zbuluan se ai kishte ishemi hepatike, e quajtur edhe ‘shoku i mëlçisë’, një lloj dëmtimi i shkaktuar nga furnizimi i ulët i oksigjenit, për të cilin mjekët besojnë se ishte i lidhur me praninë e gazit.
Burimi: Weehingthong