Κatarsisi i Petros si pastrim shkel e shko!
Petroja nuk qortohet se flet në tym, por kundërshtohet për mungesën e moralit politik. Ishte pjesë e Qeverisë Rama dhe sapo ka siguruar një mandat nga e njëjta skuadër.
Edhe katarsistët e parë e shohin pa simpati lëshimin e fundit të Petros, sepse konstatojnë mungesën e koherencës.
Duke u kthyer në PS pas dështimit me PSV-në, lëpiu atë që kishte pështyrë!
Qëndrimet fluturuese të Koçit ndaj Ramës në krye i kujtoi, së fundi, me kunjat e tij tipike Arben Malaj, duke sjellë në vëmendje edhe akuzën “Një pallat, një votë”.
Ndërsa Taulant Dedja u shpreh se “Petro ishte pjesë e ”Rilindjes” gjithë këto vite. Përndryshe nuk bëhej sërish deputet. Pra, ku ishte Petro më parë? Pse nuk foli për korrupsionin?
Një i larguar me vullnetin e vet nga politika më 2008, Petro nuk është modeli i intelektualit që frymëzon! Ai është modeli i bashkëfajtorit ne korrupsionin shtetëror. Edhe heshtja dhe mosveprimi është faj”…