11 October, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Ku është Thaçi në Tiranë?

by News Albania
27/06/2020
in Politikë
0
22
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar mesditën e së premtes zbritjen e tij në aeroportin “Nënë Tereza”, përmes një njoftimi në rrjetin social Fb.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”.

Kanë qenë këto fjalët që presidenti i Kosovës ka shkruar sot, ndërsa iu desh të kthej nga Austria, që do të shërbente si tranzit për vazhdimin e udhëtimit drejt SHBA, për të realizuar takimin e 27 Qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Por me publikimin e deklaratës së Prokurorisë së Specializuar që njoftonte se Thaçi akuzohej për krime lufte, Presidenti i Kosovës e anuloi këtë takim. Për shkak të mbylljes së fluturimeve nga Prishtina, Thaçi shfrytëzoi Tiranën si për nisjen ashtu dhe për kthimin e tij.

Ndërsa nuk ka lënë të kuptohet nëse u nis po sot drejt Prishtinës, Thaçi ka saktësuar që në zyrën e tij do të jetë pikërisht të dielën, nga ku do t’u drejtohet edhe qytetarëve të vendit të tij.

Por gjatë kësaj kohe, gazetari Arian Çani, në emisionin “Zonë e lirë”, ka bërë të ditur se sipas burimeve të tij, presidenti Thaçi është ndalur në Vlorë, ku ka takuar Kryeministrin Rama.

“Dua t’ju them ndërkohë, po më vijnë lajme që në këto momente që po flasim, Hashim Thaçi, ngaqë nuk vinte dot, ishte mbyllur kufiri në Kosovë, me avion, nuk vinte dot nga Brukseli a Austria ku ishte, zbriti në “Nënë Tereza” në Tiranë dhe tani është duke takuar, gjatë momentit që po flasim ne, është në bisedime me Ramsin në Vlorë”, u shpreh  Çani.

Nuk dimë nëse ky është një informacion i besueshëm, por kujtojmë se nga foltorja e kuvendit, Kryeministri Rama mbrojti në mënyrë të hapur kauzën e UÇK-së dhe drejtuesit e saj.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania