Sot është dita e Flamurit, dita e Pamvarësisë. Urimet dhe fotot kuq e zi kanë pushtuar çdo rrjet social.
Hipokrizia më e madhe vërshon në çdo profil, tek i madh e i vogël me post e pa post.
Jemi ne që kemi shkatërruar çdo gjë të bukur të Shqipërisë.
Para 109-vitesh formuam shtetin, sot, pas 109-vitesh nuk është bërë asgjë që ky shtet të jetë demokratik, me institucione të konsoliduara. Sot, pas 109-vitesh, fëmijët, jam e bindur që nuk e dijnë as historinë e kësaj dite kaq të shenjtë për kombin tonë.
Sot, pas 109-vitesh, ky shtet është pa arsim, pa shëndetësi, pa rend e siguri.
Sot, pas 109-vitesh, ky shtet ka kastën politike më të korruptuar prej 31-vitesh, janë bërë si shushunja që ia kanë thithur të gjithë gjakun Shqipërisë.
Sot, pas 109-vitesh, jemi më të copëtuar, më të përdhosur, dhe patriotizmin e shfaqim vetëm me raste festashë dhe kur jemi në kurbet sa për të shitur pordhë, që i kemi me shumicë.
Sot, pas 109-vitesh, ka humbur familja, ka humbur morali, ka humbur dinjiteti.
Babai vret vajzën, djalin. Nëna vret babain, xhaxhai përdhunon nipin, gjyshi përdhunon mbesën, institucionet krihen kur fshati digjet.
Ku hajduti është i mirë i lagjes, bosi i drogës është bamirësi, ai i prositutatve është heroi.
Ku injoranti të del e të jep mend, ku në vend të vlerave, promovohen anti- vlerat.
Ku bytha shet më shumë se mendja. Ku ‘pjeshka’ vulos fatin, jo vetëm tëndin, por edhe të një vendi.
Ku tabularasët i ke në pushtet, ku idiotët bëjnë ligjin.
Ku të rinjtë, çdo ditë e më shumë mbushin formularët për t’u larguar nga ky vend. Në këtë fshatin Shqipëri, vetëm qendra e tij (Tirana) ka rëndësi.
Ku klasa e mesme është zhdukur, mbizotërojnë të varfërit dhe pasanikët.
Ku varfëria është ulur këmbëkryq, ku rinia është pa brekë e pa mend
Ku të gjithë duam të bëhemi drejtorë, jo nga merita, por nga partia….
Epo në fund të fundit çfarë rëndësie kanë këto, të na rrojë flamuri.
Epo Gëzuar!
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka