Nje aksident ka ndodhur mesditen e sotme ne hyrje te Ksamilit. Policia ben me dije se nje automjet ka perplasur nje motociklete te drejtuar nga nje 16-vjecar. Per pasoje kane mbetur te lenduar ky i fundit bashke me pasagjerin 9-vjecar. Ata jane derguar ne spitalin e Sarandes ku po marrin ndihmen e pare mjekesore nderkohe qe drejtuesi i automjetit eshte shoqeruar nga policia.
