Bashkia sot në familjet e Erjonës, Anisës, Fabjanit, Anës e Eldos në Labinot-Fushë ku iu dorëzuan LIBRAT FALAS për vitin e ri mësimor.
Në ELBASAN po vijon procesi i shpërndarjes së librave ku përfitojnë më shumë se 11.000 nxënës të klasave të I – VII dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta sociale.
Ndërkohë Bashkia Elbasan po merr të gjitha masat që çdo objekt arsimor t’i përmbushi protokollet e sigurisë shëndetësore sipas normalitetit të post COVID më #14Shtator.


