Gledis Nano takim me drejtuesit e policisë në qarqe, prezanton objektivat dhe prioritetet.
Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur sot për herë të parë në takim drejtuesit e policisë së qarqeve.
Bëhet me dije se Nano ka prezantuar objektivat dhe prioritetet e tij në lidhje me drejtimin e Policisë së Shtetit.
Burime për media bëjnë me dije se pritet që të ketë edhe ndryshime, ku më së shumti do të ketë ndryshime tek ato qytete që janë më problemarike në lidhje me rendin dhe kontrollin e territorit.