Kryeministri Edi Rama duket se është kthyer në një nga ‘influencuesit’ e Instagramit, pasi ka nisur me sugjerimet për vende ku duhet kaluar fundjava. Si shumë prej shqiptarëve, Rama ka vendosur ta kalojë fundjavën në Korçë, duke dhënë edhe një ide se ku mund të konsumojmë ushqim të mirë.
Sipas numrit një të qeverisë Rama, në qytet ka një restorant që ia kalon edhe atij të kuzhinierit turk, Nusret Gökçe.
““IN Gallery” një nga hotelet e rinj të Korçës, me një restorant panoramik mbi qendrën e qytetit e përreth (varja Nusretit),”-shkruan Rama.
POSTIMI I PLOTË:
Ndërkohë që darka e ministrave të tij bashkë me biznesmenit Samir Mane në Dubai bëri bujë, kryesocialisti duket se e ka harruar skandalin që përfshiu vendin, duke e përdorur edhe me batutë.













