Izraeli s’tërhiqet: Operacioni në Gaza do të vazhdojë, s’kemi mbaruar akoma
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka vijuar në akuzat e tij ndaj Hamasit, teksa sulmet dhe përplasjet nga ajri me raketa kanë kanë agravuar prej thuajse një jave. Netanyahu tha ditën e sotme se Izraeli do të vazhdojë të godasë Gazën për aq kohë sa është e nevojshme dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur humbjet midis civilëve. “Nuk jemi ne që kemi faj për këtë përballje, ata janë ata që po na sulmojnë” – tha Netanyahu në një fjalim televiziv. “Ne jemi akoma në mes, nuk ka mbaruar dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të zgjasë. Ndryshe nga Hamas, i cili qëllimisht dëshiron të dëmtojë civilët pasi fshihet pas civilëve, ne bëjmë gjithçka, por gjithçka për të shmangur ose kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur dhe për të goditur terroristët drejtpërdrejt” – tha ndër të tjera Netanyahu.
Kujtojmë se gjatë konflikteve të ashpra të këtyre pesë ditëve kanë humbur jetën 145 persona në kampin palestinez, nga të cilët 41 janë fëmijë. Në radhët e izraelitëve kanë humbur jetën 10 persona, dy prej të cilëve fëmijë.











