Pas muajve të gjatë e të vështirë të pandemisë, drita e shpresës, falë vaksinimit masiv, po lejon turizmin të jetojë si më parë. Bashkë me përfaqësuesit e bizneseve në Qendrën Historike, që rrezikuan më shumë se të tjerët duke e ngritur punën në kohën e lëvizjeve të kufizuara, çelëm sot sezonin turistik nga zona më e vizituar e vitit të fundit.
☀️ Shpresoj për të gjithë një sezon të mbarë gjatë të cilit të shijoni muzikën, lirinë, diellin e detin, por duke qenë gjithnjë të kujdesshëm për të respektuar rregullat! Ju presim në Vlorë! 🌊⛱













