Qerim Ismailaj i Mallakastrës sfidon ‘bombardimin’ e SHBA kundër korrupsionit, i jep hajdutit Shkëlqim Kupa 4.8 miliardë lekë nga fondet e bashkisë
Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, u jep një tender pa garë dhe në mënyrë të paracaktuar treshes Shkëlqim Kupa, Erjon Këri dhe Alfred Abrahimi me vlerë 4.8 miliardë lekë. Procedura nuk solli kursim të fondeve publike. U bashkua dy tendera në një, për të maksimalizuar vjedhjen. Grabitja e madhe vjen në një kohë kur SHBA ka miratuar një memorandum dhe Joe Biden ka nxjerrë një urdhër për të goditur pushtetarët e korruptuar në Shqipëri. SPAK vijon të heshtë serinë e vjedhjeve të Shkëlqim Kupës.
Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shpallur luftë frontale korrupsionit në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, sapo ka realizuar një vjedhje të përmasave të mëdha të fondeve publike, duke sfiduar hapur memorandumin dhe urdhrin e presidentit amerikan Joe Biden për goditjen e pushtetarëve të korruptuar në Shqipëri.
Qerim Ismailaj ka vendosur të bëhet pjesë e listës së kryebashkiakëve, të cilët ndajnë fondet publike me oktapodin e tenderave Shkëlqim Kupa, i cili pasi fiton tenderin me paracaktim, nuk zbaton as kontratat, por fut paratë në xhep. 4.8 miliardë lekë është vlera e tenderit të radhës që ka marrë grabitqari i madh i fondeve publike, Shkëlqim Kupa, pa garë dhe në mënyrë të paracaktuar, tashmë nga Qerim Ismailaj, duke sjellë si pasojë vjedhjen e fondeve publike në Bashkinë Mallakastër.
Meqënëse llokma është shumë e madhe dhe rreziku nga SPAK sa vjen e rritet, këtë radhë oktapodi i tenderave, Shkëlqim Kupa, është bashkuar me dy grabitqarë të tjerë të fondeve publike, Erjon Këri dhe Alfred Abrahimi. Klientët e qeverisë i gjejnë gjithnjë rrugët për t’u bashkuar kur është puna për të futur në xhep paratë e taksa-paguesve shqiptar. Erjon Këri është një tjetër përfitues i madh i fondeve publike, ndërsa më parë ka qenë edhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste. Por, vjedhja me tendera nuk ka lidhje me ngjyrat partiake, pasi Kupa njihet si një nga ish klientët kryesor të Xhelal Mziut në vjedhjen e fondeve në Bashkinë Kamëz, ndërsa prej disa vitesh po mbush llogaritë bankare me tendra nga drejtorët dhe kryebashkiakët e partisë në pushtet.
Tenderi është korruptiv për disa arsye të thjeshta. Së pari, tenderi është dhënë pa garë, pra me paracaktim. Kjo manovër ka sjellë diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese të jetë qesharake, pra proceduara nuk ka sjellë kursimin e fondeve publike. Fondi limit për tenderin për ndërtimin e ujësjellësit rajonal nga burimi i Poçemit ishte t 486,002,541, ndërsa oferta fituese e kalon këtë shumë, nëse llogarisim edhe TVSH. Fondet që duheshin kursyer nga gara do të futen në xhep nga katërshja e këtij tenderi korruptiv. Së dyti, janë bashkuar dy tendera në një: Tenderi për punimet me vlerë 448,943,956 lekë pa TVSH dhe tenderi për makineri e pajisje me vlerë 37,058,585 lekë. Bashkimi është bërë qëllimisht për të përzgjedhur të njëjtin fitues.
Së treti, Shkëlqim Kupa, me kompaninë e tij ‘Kupa’ shpk nuk plotëson asnjë kriter për t’u shpallur fitues në këtë tender. Institucione të tjera publike, të qeverisjes vendore dhe qendrore, për tendera të ngjashëm, e kanë përjashtuar nga procedurat, me argumentin se nuk plotëson asnjë kriter, si nga kapacitetet teknike, makineritë, punonjësit, kualifikimet etj. Dhe për këto përjashtime, Kupa nuk ka bërë ankimim, duke pranuar se nuk plotëson kriteret. Së katërti dhe që është më e rëndësishme, Kupa nuk ka zbatuar kontratat që ka lidhur më parë me institucione publike në nivel qendror dhe vendor. Shkëlqim Kupa ka mashtruar në vijimësi me realizimin e punimeve, cilësinë dhe zbatimin e kontratave në tërësi.. Qerim Ismailit iu vertetua dhe nga Prokuroria shqiptare mos deklarimi i denimit te tij me tre vjet burg pas denoncimit ne media dhe opozita. Ai duhet te lere detyren ne menyre te menjehershme pas skandaleve te shumta. Sot Ismailaj mori “mbrojtje” nga Erion Braçe per rastin tashmë te mbyllur te denimit te tij. Nuk dihen arsyet e kesaj mbrojtje te zotit Braçe! Qerim Ismailaj ashtu sic thote Brace nuk eshte denuar as per droge as per vrasje as trafik dhe aktivitet shfrytezim prostitucioni. Kjo eshte e vertete. Burime te newsalbania.al thone se ai eshte denuar per nje sherr masiv ne nje lokal ne Greqi pas kaparcimit te dozes se pijes me disa shqiptare te tjere. Qerimi me bashkepatriotet e tij kane rrahur pronarin grek ne menyre barbare. Per kete filloi procesi ne mungese te tij duke marre denimin po ne mungese me tre vite burgim. Por Qerimi nuk ndalet ne skandalet e tij!…